Kreu > Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit

Me ligjin 7806 date 17.03.1994 te Kuvendit te Shqiperise, ish Gjykatat e Zonave qe kane funksionuar perpara viteve 1990 u riorganizuan duke u vendosur ne nje Gjykate te vetme, me qender Gjykaten e Apelit Tirane.



Me pas dhe pikerisht me Ligjin 8245 date 24.09.1997, ndryshoi neni 4 i ligjit 7806 date 17.03.1994 dhe ish Gjykata e Apelit Tirane u shperbe duke u riorganizuar  nga nje gjykate ne gjashte te tilla, dhe pikerisht: Tirane, Shkoder, Durres, Korce, Gjirokaster dhe Gjykata e Apelit Vlore.

Riorganizimi i Gjykatave te Apeleve nga nje ne gjashte te tilla, kane midis te tjerave disa avantazhe dhe konkretisht:

•    Rritet me tej autoriteti dhe pavaresia e Pushtetit Gjyqesor.
•    Cilesia ne gjykim si nje nga komponentet kryesor ne dhenien e drejtesise me riorganizimin e Gjykatave, pesoi rritje te ndjeshme.
•    Shmangen zvarritjet e panevojshme burokratike ne gjykimin e ceshtjeve penale dhe civile.
•    U kufizuan se tepermi levizjet e njerezve nga rrethet ne qender si dhe respektohen afatet ligjore per gjykimin e ceshtjeve ne Gjykaten e Shkalles se Dyte.
•    Me riorganizimin e Gjykatave te Apeleve, u jepet me teper ndihme Gjykatave te Shkallave te Para si dhe ngritja e cilesise dhe rritja e shpejtesise ne gjykim rrisin, ndikimet e veta, si ndaj pjesmarresve ne proces ashtu edhe ne parandalimin e veprave penale dhe konflikteve te tjera civile.

Se fundmi edhe pervoja e vendeve europiane perendimore me popullsi e territore te peraferta, ose me te medha se vendi yne, perafersisht kane ndertuar ne kete menyre, kete hallke te pushtetit gjyqesor.

Kalendari i Ceshtjeve

Untitled Document

<Para Pas >

08 2016

Dje Hen Mar Mer Enj Pre Sht
01
02
03
04
05
06
07
08
09
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31


Njoftime

Linke




Vizitore